Delvinë, banorët që jetojnë duke mbledhur sherebelë

Delvinë, banorët që jetojnë duke mbledhur sherebelë
Shpërndarja në shpatin e Malit të Gjerë për të mbledhur sherebelë përbën ritualin e përditshëm të dhjetëra banorëve të Delvinës , Sarandës dhe rrethinave. Avniu , kryefamiljar rreth të pesëdhjetave thotë se këtë punë e kryen prej vitesh në shi e në diell. 

Ai bashkë me familjen nisen herët në mëngjes për në punë dhe kthehen në mbrëmje. Gjatë ditës arrijmë të mbledhim të dy 30-40 kg sherebelë që do ta tregëtojnë më pas në pikat e grumbullimit të bimëve medicinale të thatë. Tani shpjegon Avniu as bimë nuk ka më sa më parë dhe cmimet e shitjes po ngelen të njëjta. Ndërkaq qindra banorë të tjerë të këtyre zonave pritet ti ngjiten shpatit të malit gjatë mujit Maj dhe qershor kohë kur sezoni i grumbullimit të kësaj bime kulmon. Vetëm gjatë 2 viteve të fundit të paktën 500 familje të reja nga Delvina, Gjiokastra dhe Saranda jetojnë falë grumbullimit të bimëve medicinale, kryesisht sherebelës, rigonit, trëndafilit dhe cajit. Kompanitë e grumbullimit të këtyre bimëve njoftojnë dyfishim të sasisë së grumbulluar gjatë vitit 2012 krahasimisht me 2010 dhe 2011. Një pjesë e madhe e të vetëpunësuarve vijnë nga rrethe të tjera të vendit, emigrantë që në pamundësi për të gjetur punë të tjera ju bashkohen vendasve për të mbledhur bimë. Të paktën 70% e personave që punojnë për grumbullimin e bimëve janë gra.









"Unë Flas" vjen si një tjetër dritare informative dhe ndryshe.

Një zë më shumë për qytetarët, problemet dhe historitë nga e përditshmja.

Një hapësirë për gazetarinë investigative, denoncimin e shkeljeve, padrejtësive dhe publikimin e të vërtetave të pathëna.

Një mundësi për të promovuar gazetarët e rinj që nesër do të jenë protagonistë të medias në Shqipëri.

Sondazh

Ku do te pushoni kete vere?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
Unë Flas është i hapur të pasqyrojë reagimin e të gjitha palëve të përfshira në çështjet që pasqyron.
© 2012 - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Kontakt: info@uneflas.al