Universiteti i Durrësit, një pedagog tregon abuzimet në zgjedhjen e dekanëve

Universiteti i Durrësit, një pedagog tregon abuzimet në zgjedhjen e dekanëve
Një pedagog i Universitetit të Durrësit "Aleksandër Moisiu", i cili do të mbetet anonim, ankohet për mënyrën sesi do të zhvillohen nesër zgjedhejt për dekanë në këtë universitet.

Sipas ankesës së tij, pedagogët janë porositur që votat t'i hedhin pas asnjë shënim në kutitë e votimit, në mënyrë që të skualifikohen kandidatët për dekanë. Në këtë mënyrë dekanët aktualë mbajnë postet që kanë.
Në ankesën e tij, ky pedagog e krahason universitetin e Durrësit me një gjimnaz politik, pasi sipas tij, në këtë universiteti është ngritur një strukturë kontrolluese me të cilën "ndëshkohen" pedagogët që nuk binden.
MAdje siaps kësaj ankese, tre kandidatët për dekanë në Fakultetin e Studimeve Profesionale janë tërhequr nga konkurrimipër shkak të këtyre ngjarjeve që po ndodhin në këtë universitet.

Po botojmë të plotë ankesën e pedadogut të Universitetit "Aleksandër Moisiu":

Ju lutem drejtojeni vëmendjen tuaj tek Univerisiteti "Aleksander Moisiu" në Durrës (U.A.M.D.), sepse po zhvillohen për të dytën herë, pas 7 muajsh zgjedhjet e pjesëshme.
Ky universitet publik ka 80% të vendeve të drejtimit ( Dekan, P.DEP) ME INDIVIDE TE EMERUAR APO TE KOMANDUAR NGAG REKTORI PROBLEMATIK I KETIJ UNIVERSITETI, Mithat Mema.
KY PERSON VAZHDON TA DREJTOJE Universitetin vetem me njerëz të emëruar dhe Universiteti i ngjan më shumë nje gjimnazi politik sesa nje Universiteti me liri akademike, me drejtues të zgjedhur etj, etj, QE ZBATOJNE RREGULLORET, VENDIMET E MASH.Rektori ka ngritur një strukturë kontrolluese dhe sa herë ka probleme i çon njerëzit në Komisionin e Etikës.
Në shkurt të 2012 kur u bënë zgjedhjet për Rektor ndodhën shumë ngatërresa. U përplasën jo vetëm tre kandidatë, por u fut dhe politika në mes. Me urdhër nga lart u caktua Mitat Mema për të fituar dhe u bënë gjithfarë makinacionesh derisa ai fitoi me ndihmen e deputetit të Durresit, i cili kërcënoi me njerëzit e tij pedagogët për të votuar për rektorin e ri.
Kështu që ai u bë Rektor dhe komandon universitetin me Dekanë të emëruar, të marrë nga rruga, ose pa asnjë përvojë akademike.Per t'ia arritur qëllimit që të komandojë Univeristetin me Dekanë të tillë pa asnjë identiet,Rektori i ka urdhëruar këta individë të bëjnë presion mbi pedagogët njësoj si para 7 muajsh dhe presioni mbi pedagogët, administratën, etj, po jep efektin e vet të mbrapshtë. Të shoqëruar me një Rregullore të korrigjuar për së dyti herë, kandidatët e shkretë nën presion e kanë të vështirë të arrijnë kufirin artificial prej 33.33% kur kandidojnë dy ose më shume vetë dhe mbi 50% kur kandidon vetëm një njeri.
Në këtë rast kandidatët e emëruar nga Rektori nuk kandidojne sepse nuk kanë tituj shkencorë. Këta Dekanë të emëruar kanë porositur duke ju bërë presion pedagogëve që të hedhin voten pa asnjë shënim. Kjo ka për pasojë që vota pa asnjë shënim e hedhur do të numurohet si votë kundër edhe njërit edhe tjetrit kandidat. Kështu që asnjë kanddat nuk do të fitonte. Për pasojë Dekani i emëruar do të qëndronte në postin e pamerituar me bekimin e Rektorit, i cili thotë që `unë nuk di gjë ç'po ndodh,jam i paanshëm.
Nesër me dt. 16 do të votohen për Dekanë. Megjithatë në Fakultetin e Studimeve Profesionale të tre kandidatët e këtij Fakulteti dhanë doreheqjen dhe duke bërë nje Ankimin tek Rektori, por dhe në Ministrinë e Arsimit, si pasojë e këtij presioni, sepse në vend që të bënin fushatë të rregullt, Dekani i emëruar Mehdi Shehu, duke shkelur Rregulloren e zgjedhjeve dhe duke shpërdoruar detyrën, duke mos kandiduar dot për shkak se nuk ka titullin, po vazhdon `anti-fushatën` për të mos fituar asnjeri në mënyrë që të qëndrojë vetë . Tre kandidatet kanë dhënë doreheqjen si akt dinjitoz për të kundërshtuar parregullsitë e rënda dhe klimën e rendë në fushatën zgjedhore.
Ky MBETET NJE TURP I PERSERITUR PER UAMD SEPSE PIKERISHT NE KETE FAKULTET QE NGA VITI 2008 E DERI ME SOT ASNJEHERE NUK ESHTE ZGJEDHUR NDONJE DEKAN ME VOTA, POR VETEM JANE EMERUAR NGA REKTORI.









"Unë Flas" vjen si një tjetër dritare informative dhe ndryshe.

Një zë më shumë për qytetarët, problemet dhe historitë nga e përditshmja.

Një hapësirë për gazetarinë investigative, denoncimin e shkeljeve, padrejtësive dhe publikimin e të vërtetave të pathëna.

Një mundësi për të promovuar gazetarët e rinj që nesër do të jenë protagonistë të medias në Shqipëri.

Sondazh

Ku do te pushoni kete vere?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
Unë Flas është i hapur të pasqyrojë reagimin e të gjitha palëve të përfshira në çështjet që pasqyron.
© 2012 - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Kontakt: info@uneflas.al