Zvërnec, KVKPP e Vlorës kompenson ish-pronarët me toka bujqësore

Zvërnec, KVKPP e Vlorës kompenson ish-pronarët me toka bujqësore
Kryetari i kryesisë së fshatit Zvërnec,Vlorë në emër të disa banorëve të këtij fshati ankohet për një padrejtësi, që sipas tij, u është bërë me pronat që kanë përfituar në bazë të ligjit 7501.

Sipas tyre kjo padrejtësi ka fillaur që në vitin 2006, kur tokat të cilat ata i kanë marrë në bazë të ligjit 7501 figurojnë në pronësi të familjes Shehu.
Komisioni Vendor i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Qarkun e Vlorës në vitin 2006 ka marrë tre vendime (nr 199;200 dhe 201) për të kompensuar ish-pronarë më tokat bujqësore të banorëve të Zvërnecit
Sipas kryetarit të kryessië së fshatit Zvërnec, ky kpmensim është bërë në kundërshtim me ligjin 7501, që saktëson se tokat bujqësore nuk mund të përdoren për kompensim të ish-pronarëve. Në këta rast, sipas ankuesve, ka ndodhur e kundërta
Sipas ankesës, kur banorët e Zvërnecit shkojnë të hipotekojnë tokat bujqësore që i kanë në pronësi që nga viti 1991, në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Vlorës u thonë se nuk mund të regjistrojnë këto toka, pasi ka mbivendosje pronash









"Unë Flas" vjen si një tjetër dritare informative dhe ndryshe.

Një zë më shumë për qytetarët, problemet dhe historitë nga e përditshmja.

Një hapësirë për gazetarinë investigative, denoncimin e shkeljeve, padrejtësive dhe publikimin e të vërtetave të pathëna.

Një mundësi për të promovuar gazetarët e rinj që nesër do të jenë protagonistë të medias në Shqipëri.

Sondazh

Ku do te pushoni kete vere?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
Unë Flas është i hapur të pasqyrojë reagimin e të gjitha palëve të përfshira në çështjet që pasqyron.
© 2012 - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Kontakt: info@uneflas.al